Incident: Nga ndeshja e luftanijes amerikane – 7 marinarë të zhdukur

Shtatë marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa tre të tjerë, përfshirë kapitenin e anijes, janë lënduar, kur një luftanije amerikane është ndeshur me një anije transportuese afër bregdetit të Japonisë, sot herët në mëngjes, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.

Ekipet e shpëtimit po ndërmarrin operacion të kërkimit për shtatë marinarët që konsiderohen të zhdukur. Mendohet se ata ishin hedhur në det ose kanë mundur të jenë bllokuar brenda seksioneve të dëmtuara të luftanijes, ka njoftuar zëdhënësi i Rojës bregdetare të Japonisë, Yoshihito Nakamura.

Flota e 7-të e Shteteve të Bashkuara njoftoi se luftanija, USS Fitzerald, është përplasur me një anije transportuese me flamur të Filipineve, 56 milje në jugperëndim të qytetit, Jokosuka në Japoni, ku është e vendosur një bazë detare e Shteteve të Bashkuara.

Anija transportuese, ACX Crystal, me kapacitet prej 29 mijë tonelatave, është afro tri herë më e madhe se luftanija amerikane.

Marina e Shteteve të Bashkuara tha se nga ndeshja, në tri sektorë të anijes, USS Fitzerald, ka depërtuar uji, por ajo është ende në gjendje të lëvizë në drejtim të bazës në Jokosuka.

Flota e Paqësorit e Shteteve të Bashkuara tha se për këtëincident po zhvillohen hetime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button