Në RMV u miratua Rregullorja që përcakton procedurat prej vlerësimit deri në mbështetjen e personave me nevoja të veçanta

Rregullorja që përcakton mënyrat e vlerësimit të një nxënësi dhe personi me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e tyre është miratuar nga ministritë përgjegjëse brenda Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi rregullon funksionimin e organeve profesionale për vlerësim, mënyrën e kryerjes së vlerësimit, si dhe mënyrën e dhënies së mbështetjes shtesë në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Përveç ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri, Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirë, u nënshkruar edhe nga ministri i shëndetësisë, Bekim Sali dhe ministrja për çështje sociale, Jovanka Trençevska.

“Më  lehtë do të përgatitet  plani arsimor individual për punën me nxënës me vështirësi dhe programi i modifikuar, ndërsa njëkohësisht do të përcaktohet më lehtë ekipi gjithëpërfshirës, ​​gjegjësisht do të përcaktohet se çfarë lloji i kuadrit profesional duhet të punojë me atë nxënës, nëse do të nevojitet asistencë arsimore apo do të angazhohet asistent personal”, deklaroi Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button