Ja kë e emërtoi Qeveria sekretar në Ministrinë e Brendshme

Qeveria në mbledhjen e sotme e emëroi Magdalena Nestorovska për sekretar shtetërorë në Ministrinë e punëve të brendshme.

Magdalena Nestorovska
Magdalena Nestorovska

Nestorovska si kuadër i LSDM-së më herët ka qenë këshilltare në ministrinë e Mbrojtjes, kryetare e këshillit Komunal në Karposh dhe së fundmi shefe e kabinetit të ministrit Oliver Spasovskit kur ky i fundit në krye të MPB-së erdhi pas marrëveshjes së Përzhinos, përcjell Portalb.mk.

Qeveria e emëroi ministrin e financave, Dragan Tevdovski për guvernator për Manqedni në Bankën Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim si dhe për guvernator në Grupacionin Banka Botërore. Për zëvendës guvernator të Maqedonisë në BERZH, si dhe në Grupacionin Banka Botërorë është emëruar zëvendës kryeministri për pyetje ekonomike Koço Angjushev.

Në mbledhjen e sotme u konstatua edhe ndërprerje të mandatit sipas ligjit të kryetarit të komunës së Bogovinës dhe komunës së Likovës, me çka janë krijuar mundësi për emërtim të ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës, nga radhët e këshilltarëve në komunë, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button