Zaev dhe Verushevski u deklaruan në PSP për rastin “Target” (VIDEO)

17.30 – Kryeministri Zoran Zaev sot ishte në Prokurorinë speciale publike, ku ishte i ftuar që të japë deklaratë si dëshmitar i dëmtuar në lëndën “Target” që ka të bëjë me përcjelljen ilegale të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Zaevi pas deklaratës në PSP tha se nëse ka nevojë shtesë mbetet në dispozicion që të kontribuojë për zbardhjen e, siç potencoi përgjimit ilegal.

“Përfundova sot me dhënien e deklaratave. Prokurori publik, i cili e udhëheq lëndën nëse ka nevojë shtesë nga rrëfimi im si dëshmitar i dëmtuar ose vetëm si dëshmitar apo në çfarëdo mënyre qëndroj në dispozicion me qëllimin që të japë kontribut tim në zbardhjen e plotë të përgjimit ilegal në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

*****************************************************************************************

14:55 – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, sot u paraqitën në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ku janë të ftuar për rastin “Target”, njofton Portalb.mk.

Ata ende janë në bisedë në këtë prokurori.

Hetimi për këtë rast është hapur që të pastrohet skandali me përgjimet e paligjshme.

LEXO: Lënda “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button