Ministri Ademi në takim me shefen e IOM-it Petrushevska

Ministri pa resor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me shefen e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM, Sonja Bozhinovska-Petrushevska

Në këtë takim ministri Ademi, shprehu falënderimin e tij ndaj Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit IOM, për angazhimin e përgjithshëm dhe përkushtimin që ka në Republikën e Maqedonisë.

“Bozhinovska-Petrushevska shprehu kënaqësinë për hapat që ndërmerr Qeveria e re reformatore e Republikës së Maqedonisë për Diasporën. Gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunim më të madh si në nivelin nacional ashtu edhe atë rajonal, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me Diasporën, si segment i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit, tashmë me praktikat e ndërmarra ndërkombëtare”, thuhet nga kabineti i ministrit për Diasporë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button