Sindikata e pavarur e policisë dorëzoi Propozim-marrëveshje kolektive për policinë pyjore

Sindikata e pavarur e policisë sot Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i dorëzoi Propozim-marrëveshje kolektive për policinë pyjore dhe për administratën e policisë pyjore.

Me atë, siç deklaroi kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev, të punësuarit në policinë pyjore pas 19 vitesh do të bëhen me marrëveshje kolektive me të cilën do të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen.

“Dërguam dokument me 36 faqe të përpunuar si Propozim marrëveshje kolektive dhe sublimim pët të gjitha çështjet të cilat në 19 vitet e kaluara ishin problem në policinë pyjore”, tha Dellçev.

Ai shtoi se sot kanë realizuar takim me ministrin e Bujqësisë, i cili, siç tha, ka shfaqur mirëkuptim për kërkesën e tyre.

Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive beneficion do të kenë të punësuarit, por edhe shteti pasi që do të rregullohen çështjet e të punësuarve në policinë pyjore dhe nuk do të ketë zbrazje të buxhetit për shkak të fitimit të kontesteve gjyqësore në dobi të të punësuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button