Zaev nesër në Bruksel, takim me Mogherinin, Hanin dhe Stoltenbergun

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev nesër në Bruksel do të realizoj takime me sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini dhe euro-komisionarin për zgjerim Johanes Han.

Zaev në Bruksel do të jet I shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Takimi Zaev- Stoltenberg është paraparë për nesër në mesditë në selinë e NATO-s, dhe pas përfundimit është planifikuar pres konferencë e kryeministrit të Maqedonisë dhe njeriut të parë të NATO-s.

Pritet të bisedohet për mundësitë për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Kryeministri Zaev kohë më parë deklaroi se shpreson se Maqedonia shumë shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s nën referencë të përkohshme, ndërsa paralelisht të vazhdojnë bisedimet me Greqinë për kontestin për emrin dhe sendërtimin e masave për besim midis Shkupit dhe Athinës.

Në takimet, ndërkaq, me Mogerinin dhe Han, siç theksoi Zaev në disa deklarata të tija paraprake, do të bisedohet për reformat që duhet t’i zbatojë Qeveria e re e Maqedonisë dhe për largimin e rekomandimit të kushtëzuar për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Mogerini dhe Han në takimin me Zaevin do ta përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe opozitës, në përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive të tregohet qëllimi i tyre i përbashkët për reforma lidhur me BE-në.

“Ata e ofrojnë ndihmën e tyre nga kjo pikëpamje dhe do të insistojnë në implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinos dhe të Prioriteteve urgjente reformuese. Kjo është, gjithashtu me rëndësi thelbësore që të kthehet vendi në rrugën e tij drejtë integrimit evropian, proces të cilin qytetarët qartë e duan dhe e meritojnë”, theksoi zëdhënësja e Kocijançiç për MIA.

Pritet të bëhet fjalë edhe për ardhjen në Shkup të ekspertit të pensionuar për sundimin e së drejtës të Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të Komisionit do të duhet t’i ndihmojnë Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për reforma.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri të Maqedonisë në kryeqytetin evropian pasi tani është në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button