Regjim i veçantë për lëvizje drejt stadiumit të qytetit në Shkup

Për shkak të ndeshjes së futbollit mes Maqedonisë dhe Spanjës e cila do të luhet me fillim në ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, në qytetin e Shkupit do të ketë regjim të veçantë të lëvizjes.

Regjim i veçantë për lëvizja do të hyjë në fuqi sot nga ora 15:00 në pjesën afër stadiumit “Telekom Arena”, sipas asaj që informoi MPB-ja, drejt stadiumit nuk do të mund të lëvizin as këmbësorët (përjashtim të atyre që kanë bileta dhe do ta shohin ndeshjen).

Këto kufizime do të vlejnë për gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit.

“Kufizimet nuk do të vlejnë vetëm për makinat që janë të akredituara për lëvizje në këtë rajon, ndërsa në lidhje me këmbësorët kufizimet nuk vlejnë për personat që posedojnë bileta për të përcjellur ndeshjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button