15 vite burg për ata që e veshin fanellën e Barcelonës (FOTO)

Kujdes me fanellën e Barcelonës nëse planifikoni ta vizitoni Arabinë Saudite.

Që veshja e fanellës së një ekipi futbolli të quhej krim, është në dukje diçka absurde, por në Arabinë Saudite duhet t’i bësh llogaritë mirë para se të veshësh fanellën e Barcelonës.

Ai që do ta bëjë këtë gjë mund të rrezikojë nga një gjobë të majme deri në 15 vite burg.

Ky vendim është marrë për shkak të sponsorit “Qatar Airways” që klubi kuqeblu mban në fanellë, shkruan “Panorama Sport”.

Arabia Saudite ka ndërprerë kohët e fundit marrëdhëniet diplomatike me Katarin pasi e akuzon këtë të fundit se financon grupin terrorist ISIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button