MPPS: Personat me invaliditet morën qasje deri te Ministria

Personat me invaliditet morën qasje pa pengesa deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) të cilën një kohë të gjatë nuk e kishin, kumtoi sot MPPS.

Siç informojnë, dje është mbajtur takimi me shoqatat e qytetarëve dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara me ç’rast ky institucion u vizitua edhe nga personi i parë me aftësi të kufizuara i cili ka mundur vetë pa ndihmën e personave të tjerë të hyjë pa pengesa në hapësirat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Pikërisht takimi i djeshëm ishte edhe një mundësi që të potencohet rëndësia e marrëdhënies së fuqishme partnere dhe pjesëmarrjes aktive të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre për përparimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuar deri te pozita e qytetarëve të barabartë të cilët do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri”, kumtoi MPPS.

Paralajmëron se në të ardhmen në mënyrë proaktive do të angazhohet dhe kujdeset për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe do të investojë përpjekje maksimale për qasjen e tyre deri te të gjitha institucionet dhe lëvizjen e tyre të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button