Evropa me sytë drejtë Maqedonisë

Kryetari I Këshillit evropian, Donald Tusk dhe kryetari I komisionit Evropian, Zhan Klod Junker sot drejtuan urime deri tek kryetari i ri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, më rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër dhe formimin e qeverisë së re, përcjell Portalb.mk.

“Formimi i Qeverisë së re ofron mundësi për lëvizje jashtë kornizave të luftës politike e cila e mbante shtetin mbrapa për një kohë të gjatë. Periudha  e ardhshme i ofron Qeverisë së re mundësi për përkushtim në punë, përmes dialogut konstruktiv me opozitën kah qëllimi i përbashkët për integrimet euro-atlantike”- thuhet në urim.

“Përkushtimi i juaj i vazhdueshëm për implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës dhe zbatimi i prioriteteve për reforma urgjente do të jenë të një rëndësie të madhe për suksesin e shtetit tuaj në ketë aspekt”, qëndron në urimin drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button