Aeroplanë të ARM-së nesër do të fluturojnë mbi Shkupin

Me rastin e 10-të Qershorit – Ditës së brigadës ajrore të ARM-së, nesër prej orës 10:40 deri 11:30 mbi qytetin e Shkupit do të fluturojnë shtatë aeroplanë të ARM-së.

Siç njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit do të bëhet fluturim mbi qytet në formacion nga Aeroporti “Aleksandri i Madh”, përmes rajonit qendror të qytetit, deri në lagjen Gjorçe Petrov dhe e kundërta.

Aeroplanët do të fluturojnë në lartësi prej 100 metrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button