AASHAM e dënoi sulmin mbi ekipin gazetaresk të TV 24 Vesti
Agjencia për audio dhe shërbime audiovizuale mediatike (AASHAM) e ka dënuar sulmin e djeshëm mbi ekipin gazetaresk të TV 24 Vesti në qendrën e Shtipit dhe u ka bërë thirrje punonjësve medialë që të mos pengojnë në kryerjen e punës së tyre.
“Agjencia për të gjitha sulmet paraprake mbi punonjësit medialë disa herë ka reaguar se siguria e profesionistëve medialë në asnjë rast nuk guxon të rrezikohet. Agjencia sërish apelon që të mos pengohet puna e mediave dhe punonjësit medialë të lihen me dinjitet ta kryejnë detyrimin e tyre profesional”, kumtoi AASHAM.
Rasti është evidentuar edhe në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është denoncuar dje pasdite në stacionin policor Shtip nga ana e gazetarit TV 24 Vesti.