Tevdovski: Ribalancimi po përgatitet, të gjitha obligimet do të servisohen

Nga Buxheti deri në fund të vitit do të mund të servisohen të gjitha obligimet. Do të ketë para për paga, pensione, subvencione dhe mjete për mbështetje të ekonomisë. Ribalancimi tashmë po përgatitet në Ministrinë e Financave, ndërsa në të duhet të vendosen edhe një pjesë nga projektet e Qeverisë së re, mes të cilëve edhe paga minimale.

Këtë e theksoi sot në takimin me gazetarët, ministri i Financave Dragan Tevdovski në të cilin paralajmëroi se fillon edhe procesi i kthimit të TVSH-së ndaj ekonomisë.

“Në llogarinë buxhetore më 31 maj të vitit 2017 ka pasur gjithsej 6,5 milionë euro. Në llogarinë devizore të buxhetit ka pasur 209 milionë euro të cilat do t’i shfrytëzojmë për servisimin e obligimeve ndaj vendeve të huaja të cilat do të jenë të mjaftueshme që të paguhet ajo që skadon deri në fund të vitit”, tha në takimin e sotëm me gazetarët, ministri Tevdovski.

Ai theksoi se ndërmarrin aktivitete që të shfrenohet procesi i kthimit të TVSH-së dhe se në ditët e para, kanë bërë kthesë prej 2,2 milionë që është dyfish më shumë se mesatarja e kthimit të TVSH-së në muajt nga fillimi i vitit kur janë paguar në emër të kthimit të TVSH-së prej 1 deri 1,2 miliardë denarë.

Ky proces i shfrenimit të kthimit të TVSH-së, sipas tij, do të kontribuojë për ringjalljen e ekonomisë dhe arritje norma më të larta të cilat do të sjellin standard më të mirë jetësor.

Sipas informacioneve që i kanë, tani për tani kanë skaduar obligimet mbi katër miliardë euro. Por, theksoi, se këto janë obligime vetëm të shfrytëzuesve të drejtpërdrejtë buxhetor. Në këto të dhëna nuk ka obligime të ndërmarrjeve publike, komunave, institucioneve publike shëndetësore dhe shfrytëzues tjerë.

Ai paralajmëroi se edhe në rebalancim i cili po përgatitet është dhënë orientim të përmirësohet efikasiteti i shpenzimit dhe t’i jepet mbështetje në atë që do ta lëvizin ekonominë.

Për bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare theksoi se ka mbështetje për reformat, por nëse merret vendim për ndonjë mbështetje, do të shihet se nuk ka kufizime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button