MBPEU: Bujqit nga rajoni i Tetovës t’i paraqesin dëmet nga përmbytjet

Prej sot e deri më 16 qershor të gjithë bartësit e ekonomive bujqësore ose organizatave të prodhuesve, respektivisht nga ekonomitë e paevidentuara bujqësore, mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve të sipërfaqeve bujqësore nga ngjarja e pavolitshme klimatike që e përfshiu rajonin e Tetovës më 5 qershor, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kërkesat duhet të parashtrohen në njësitë rajonale të kësaj Ministrie, ndërsa në kuadër të kërkesës bujqit duhet të parashtrojnë edhe fotokopje nga dokumente personale ose llogari transaksioni, si dhe fotokopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzimin ose pronësinë e tokës bujqësore.

“Në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë prej 6 qershorit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski për vlerësimin e dëmeve formoi dy komisione nga njësia rajonale Tetovë. Ata veçmë kanë bërë kontroll të parë të ekonomive bujqësore nga fshati Poroj, arat e të cilëve janë goditur nga moti i ligë të hënën, respektivisht nga derdhja e lumit Poroj”, thuhet në kumtesën e MBPEU.

Pagesa, siç informojnë nga Ministria, do të jetë përmes Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, e cila për secilin parashtrues të kërkesës do të përgatisë vërtetim për pagesë të dëmit të shkaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button