Mançevski paralajmëroi dialog social të hapur me të gjitha sindikatat dhe reforma në administratën publike

Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski sot në Ohër realizoi takimin e parë me udhëheqësinë e Sindikatës së punonjësve të drejtorisë, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave të qytetarëve të Maqedonisë (DOJSH). Më pas, paralajmëroi ndryshime në qasjen drejt negociatave në kuadër të dialogut social, si dhe një sërë masash për përmirësimin e kushteve për punën e të punësuarve në sektor, por edhe strategji të ri drejtuar përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Ky takim është fillim i bisedave të reja me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme, pa imponimin e kushteve të cilat nuk kanë qenë të pranueshme për të punësuarit në administratën publike. Nga ana tjetër, së bashku do të punojmë në përmirësimin e administratës efikase, ndërsa qytetarët të jenë shumë më të kënaqur prej shërbimeve, me ç’rast do të insistohet në bisedimet”, tha Mançevski.

Njëherësh ai paralajmëroi debat të gjerë dhe konsultime lidhur me strategjinë e Qeverisë së re për reforma në administratën publike, proces i cili do të fillojë javën e ardhshme, përmes kontakteve me sektorin civil, sindikatat dhe të gjithë faktorët e tjerë të interesuar, me qëllim që sa më parë të miratohet dhe implementohet.

Të punësuarve në administratë publikisht u kumtoi se përfundoi koha e presioneve politike.

“Shoqëria është çliruar, kështu që dëshirojmë të punësuarit në administratë të jenë të lirë në mënyrë profesionale t’i kryejnë obligimet e tyre të punës. Jemi të hapur për të gjitha sugjerimet e tyre duke i përfshirë edhe lidhur me propozimin për orar pune fleksibil, si dhe masa të tjera të premtuara në periudhën parazgjedhore”, tha ministri.

Si hapa fillestarë ai i theksoi ndryshimet në Ligjin për nëpunës administrativ, si dhe zbatimin e analizës për mundësitë për vendosjen e punës në dy turne në një pjesë të administratës për ato shërbime të cila u nevojiten qytetarëve, vendim zbatimi i së cilit paralajmërohet për pas përfundimit të pushimeve verore.

Kryetari i DOJSH, peco Grujovski si vërejtje kryesore në marrëdhënien e deritanishme me Ministrinë e theksoi Ligjin për punonjësit administrativ, për të cilin tha se është në dëm të të punësuarve dhe në disa dispozita kundërkushtetues, me disa vendime të cilat janë tërësisht të papranueshme dhe jologjike siç është parimi i dënimit dhe shpërblimit.

“Ajo që për sindikatën është e rëndësishme është që me Ligj është suspenduar dakordimi kolektiv dhe me tekst të tillë në të cilin ka kufizime ligjore nuk mund t’i rregullojmë të drejtat e punëtorëve me marrëveshje kolektive”, tha Grujovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button