Zaev të hënën takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri, Zoran Zaev, të hënën, më 12 qershor përveç takimin në Komisionin Evropian, do të ketë vizitë edhe në selinë e NATO-s ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, njofton Portalb.mk.

Sipas paralajmërimeve nga NATO, gjatë takimit me Stoltenbergun, Zaev do të jetë bashkë me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe atë të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Më parë u paralajmërua se Zaev në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini, por dhe me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Kjo është vizita e parë zyrtare në Bruksel, pas zgjedhjes së tij për kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button