Borisov: Dëshiroj që Maqedonia të jetë shtet stabil

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov me kancelaren gjermane Angela Merkel ka biseduar për Maqedoninë për të cilën ka kërkuar përkrahje, ka bërë të ditur  Borisov në intervistën e DW, njofton Portalb.mk.

Borisov dhe Merkel në Berlin kanë shqyrtuar planin e udhëheqësisë bullgare me Bashkimin Evropian nga 1 janari i viti 2018, krahas kësaj në takim është biseduar edhe për çështje të tjera, si situata në Maqedoni.

“U bë fjalë për Maqedoninë. Pamë kur ndodhën incidentet në Kuvend, pa i shtyrë askush, përskaj asaj që unë atëherë isha në opozitë, nuk isha askush, gjatë mesnatës më janë drejtuar të tre, Zoran Zaev, Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov. Ngaqë janë bindur se jo vetëm që jam njeri i mirë, por se shumë dua që Maqedonia të jetë shtet stabil, fqiu ynë të jetë stabil. Pse, për ne do të ishte e tepërt që nga njëra anë të jetë Krimea, nga ana tjetër Turqia në situatë lufte, Greqia dridhet çdo ditë, në Maqedoni pamë çfarë ndodhi. Për këtë e binda edhe kancelaren Merkel dhe të tjerët se duhet t’ju ndihmohet”, tha Borisov.

Ai shprehu se Maqedonia është e rëndësishme për Bullgarinë dhe se Qeveria e re e saj duhet të ketë mundësi.

“Për ne janë të rëndësishëm, duhet t’ia japim mundësi Qeverisë së re, kuptohet, duhet të bisedohet edhe me Gruevskin, i cili është nga familja e partive popullore evropiane. Kjo nënkupton se edhe Maqedonia duhet të kalojë nga rruga jonë. A di sa ishim të kritikuar, por ajo asnjëherë nuk solli rezultat. Fuqia del nga bashkimi. Konsensusi është forca e popullit”, tha Borisov.

Ai shprehu se Maqedonia dhe Ballkani duhet të ndjenjë perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button