Vërshime në Poroj, Zaev: Do të formohen komisione për vlerësim dhe sanim të dëmeve (VIDEO)

Rreth orës 19 kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Hazbi Lika, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri pa resor, Samka Ibraimovski, deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi pasdite vizituan rrugën Tetovë-Jazhincë e cila u bllokua si pasojë e vërshimeve në Poroj, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e dytë Qeveritare u sollën tre vendime për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i lig në Poroj, dhe ajo është formimi i komisionit nën udhëheqje të Ministrisë për Bujqësi dhe Blegtori në një afat sa më të shpejtë kohor, i cili që nesër me përfundimin e procedurave duhet të del në teren për verifikim të dëmeve, ngaqë blegtoria dhe bujqësia për shumë banorë të këtij rajoni paraqet burim të vetëm për jetesë”, tha Zaev.

Krahas kësaj, Zaev njoftoi se do të formohet edhe një komision nën mbikëqyrje të Ministrisë për Transport dhe Lidhje me përfshirje të sekretarit gjeneral të Qeverisë, të përfaqësuesve të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe institucioneve tjera për vlerësim të pasojave në infrastrukturën e rrugëve, urave në këtë anë për ndërmarrje të masave sa më të shpejta për riparim të tyre, ngaqë rreth pesëdhjetë shtëpive u është ndërprerë qarkullimi rrugor.

“Të gjitha institucionet shtetërore kompetente duhet të ndërmarrin masa, siç është plani aksionar i UNDP-së për parandalim të këtyre katastrofave i përpiluar para disa vjetëve që të realizohet në praktikë që të parandalohet sasia e madhe e ujit të cilat shkaktojnë këto dëme. Për këtë qëllim ne do t’i thërrasim edhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale të Porojit dhe Tetovës në takim të përbashkët në Qeveri për dhënie të dëmshpërblimeve qytetarëve dhe sanim të dëmeve infrastrukturore. Ne duhet të gjejmë zgjidhje afatgjate që të largojmë frikën nga banorët e cila vjen me fillimin e reshjeve të shiut”, tha Zaev.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi u shpreh mirënjohëse ndaj përfaqësuesve qeveritar të cilët shkuan në vend ngjarje që të shohin problemet me të cilat përballen banorët e Porojit.


___________________________________________________________________

14.00

Kryeministri, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Hazbi Lika dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot do ta vizitojnë Porojin e Tetovës, për t’i vizituar qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet, njofton Portalb.mk.

Në ora 14:45, kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski, do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në ora 17:30, kryeministri Zaev bashkë me ministrin Spasovski dhe kryetaren e Tetovës, Arifi, do t’i vizitojnë qytetarët në rajonin e prekur nga vërshimet (Poroj, dhe rruga lokale Tetovë-Jazhincë) ku do të shihet gjendja në terren.

Më poshtë mund të shihni video nga vërshimet:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button