Deputetët pranuan të zgjatet pushimi i lehonisë deri në 18 muaj

Pushimi i lehonisë nga 9 në 18 muaj do të jetë një mundësi që në të ardhmen do të përfitohet nga gratë që lindin. Këtë propozim –ligj  të bërë nga një nismë qytetare  e miratuan deputetët në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, por edhe në Komisionin ligjdhënës juridik.

Snezhana Kuzmanovska, që është pjesë e nismës qytetare thotë se përmes propozimit të tyre kërkohet zgjatje e pushimit të lindjes me pagesë nga 9 në 18 muaj.  Sipas saj, kërkesa e tyre nuk duhet shikuar si pushim për nënat, por si mundësi edukimi për fëmijët.

“E kuptoj që kjo iniciativë ka një gabim në emërimim e ligjit, e kupotoj që do të thithë mjete financiare nga shteti, mirëpo ju porosisë që këtë kërkesë të mos e shihni si pushim shtesë për nënat, por si edukim shtesë për fëmijët”, tha Snezhana Kuzmanovska, qytetare.

Debati në komisione u zhvillua për disa orë, për shkak të një gabimi teknik në titullin e propozim-ligjit të kësaj nisme qytetare, I cili  nuk përputhej shkronjë për shkronje me emrin e vërtetë të ligjit. Kryetari i komisionit Aleksandër Kiracovski tha se nuk mund të pranojnë një propom-ligj me gabime, sepse është kundërligjore, por deputeti i Aleancës për Shqiptarët e gjeti një zgjidhje.

“Ska nevojë ju të brengoseni, për nënshkrimet e juaja, ja një nga deputetët që është pro, do të mund të propozojë të njejtin ligj në seancë plenare dhe skeni nevojë ju që të brengoseni të merrni edhe një herë këtë inciativë”, u shpreh Vesel Mehmedi, nga Aleanca për Shqiptarët.

Më në fund deputetët arritën marrëveshje që grupet parlamentare të të gjitha partive së bashku ta propozojnë ligjin në seance plenare.

________________________________________________________________

15.00

Anëtarët e Komisionit të Kuvendit u pajtuan që të diskutohet ndryshimi i ligjit për marrëdhënie në punë, respektivisht pjesa ku pushim i lehonisë do të zgjat 12 muaj e cila u sjell nga iniciativa qytetarësh, njofton Portalb.mk.

Diskutimi ka filluar me vërejtje nga kryetari i Komisionit Alleksandar Kiracovski i cili tha se ka lëshime në iniciativë në të cilën në vend se të kërkohet ndryshim në nen, duhet të ndryshohet ligji për pushim të lehonisë i cili nuk ekziston në Maqedoni.

“Problemi nuk është në përmbajtjen e iniciativës, është e qartë se për çfarë bëhet fjalë dhe japim përkrahje të madhe. I vetmi lëshim është se ne nuk bëjmë ndryshim të ligjit për pushim të lehonisë për shkak se një ligj i tillë nuk ekziston”, tha Kiracovski.

Në emrin 270 qytetarëve në krye me Snezhana Kuzmanovska është propozuar që të zgjatet pushimi i lehonisë.

Pas pauzës deputetët do të votojnë për iniciativën.

Ndërkaq nga Kuvendi paralajmëruan se mbledhja për Komisionin juridik ligjvënës e cila duhej të mbahej prej ora 11.30 është anuluar.

_____________________________________________

10.45

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të mbahet mbledhje për Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive kjo me fillim prej ora 11.00 ndërsa mbledhja e dytë do të jetë për Komisionin juridik ligjvënës duke filluar nga ora 11.30, njofton Portalb.mk.

Mbledhja e parë paraqet iniciativë civile me propozim për miratimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, së bashku me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të dyqind e shtatëmbëdhjetë qytetarëve, e dorëzuar përmes propozuesit të autorizuar, Snezhana Kuzmanovska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button