Seanca e dytë e Qeverisë së Maqedonisë

Në fillim prej ora 12.00 sot Qeveria e Maqedonisë do të mbajë seancën e dytë, njofton Portalb.mk.

Nuk dihet se cili do të jetë rendi i ditës, por me aq si shkon rendi duhet të zgjedhen edhe funksionerët e tjerë shtetëror, përfshirë këtu drejtorët e drejtorive të caktuara.

Mediat do të kenë mundësi të marrin inserte në fillim të seancës.

Përndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje ka mbajtur seancën e parë, në të cilën, siç theksuan në kumtesë, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë të përkushtuar dhe efikase të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.

Në seancën e djeshme kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendës dhe atë: Radmilla Shekerinska Jankovska, si zëvendës kryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, Koço Angjushev,  ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, të angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika,  ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qverisë, i angazhuar për zbatimin  Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.

Që nga dita e parë e saj, Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet Kuvendit ndryshoi dhe shfuqizoi ligje me procedurë të përshpejtuar. Është ndryshuar Kodi Zgjedhor, me çka iu zgjat mandati krerëve komunal edhe për gjashtë muaj nga ku zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor si dhe u shfuqizua ligji për testim ekstern, ku ky i fundit nuk do të mbahet më.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë u zgjodh më 31 maj të 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button