OKB: Shefi për të drejtat e njeriut kërkon pëfundimin e okupimit izraelit

Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad al-Hussein, ka kërkuar përfundim të okupimit izraelit të territorit palestinez, duke thënë se ky veprim do të ishte esencial për arritjen e paqes, shkruan REL.

Gjatë një fjalimi të sotëm në hapje të sesionit trejavor të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, zoti al-Hussein tha se populli palestinez po “e shënon gjysmë shekulli në vuajtje të thellë nën okupim të imponuar nga forca ushtarake”.

Mëtutje, ky zyrtar i lartë i OKB-së ka theksuar se Izraelitët, po ashtu, meritojnë liri nga dhuna.

“Mbajtja e okupimit për të dy popujt do të jetë vetëm zgjatje e dhembjes së pafund”, tha al-Hussein.

Zoti Hussein, po ashtu, e ka dënuar vuajtjen e hebrenjëve për më tepër se 2 mijë vjet, që kishte kulmuar me “krimin kolosal” të Holocaustit.

Më vonë gjatë ditës, në këtë seancë pritet të mbajë një fjalim edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Kjo paraqitje bëhet pas kërcënimeve nga Uashingtoni për largim nga kjo trupë për shkak të trajtimit të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button