Ministrat në ikje kanë marrë kompjuterë dhe mobilje nga Ilindenska

Kabinete pa kompjuterë, pa mobilje dhe invertar të tjerë të nevojshëm për kryerjen e obligimeve, kanë fituar ministrat e Qeverisë së re në krye me kryeministrin Zoran Zaev, të cilët para disa ditëve u zhvendosën në ndërtesën e Qeverisë në Ilindenska, njofton Portalb.mk.

“Përveç kabinetit të kryeministrit, të cilit asgjë s’i mungon, por përkundrazi  ka gjësende luksoze, të gjithë të tjerëve ju mungojnë pajisjet. Pothuajse në të gjithë kabinetet mungojnë kompjuterët dhe pajisjet tjera teknike, ndërsa diku nuk ka as mobilje, të cilat humbën me largimin e kabinetit të mëparshëm qeveritar”, thonë për Fokus nga Qeveria e re.

Aq sa për rikujtim, ministrat teknik dhe zëvendës ministrat plotësues të LSDM-së në Qeverinë e Përzhinos,  për zbatimin e zgjedhjeve, gjithashtu, filluan të punojnë në kabinete gjysmë të zbrazët në disa ministri, mes të cilave është ajo e Punës dhe Politikës Sociale, e Bujqësisë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button