Sugareski: Do të shqyrtohen mundësitë ligjore për zgjidhje të gjendjeve në Hekurudha

Në një kohë më të shkurtër do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për situatat e shkaktuara në Hekurudhat e Maqedonisë ku nga mëngjesi i sotëm personeli i makinistëve filloi protestë me ndërprerje të obligimeve të punës.

Këtë, siç njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, e ka paralajmëruar ministri dikasterial Goran Sugareski në takimin e sotëm me Sindikatën e personelit të makinistëve pranë HM Transport sha Shkup, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të HM Transport SHA Shkup lidhur me ndërprerjen e punës të një pjese të të punësuarve në kompani.

Në takim, qëndron në kumtesë, është biseduar rreth gjendjes së shkaktuar me vonesën e pagave, si dhe për kërkesat e tjera të Sindikatës pranë HM Transport Shkup.

“Ministri Sugareski shprehu mirëkuptim të madh për situatat e shkaktuara në kompani dhe paralajmëroi se shumë shpejtë do të shqyrtohet të gjitha mundësitë ligjore për zgjidhje të tyre, si dhe zgidhje të përhershme të gjendjeve në komunikacionin hekurudhor në Maqedoni”, thuhet në kumtesë.

Për shkak të ndërprerjes me punë të personelit të makinistëve komunikacioni hekurudhor vendor i udhëtarëve dhe ngarkesave nga sot në mëngjes po zhvillohet në mënyrë të reduktuar. Në orën nëntë të mëngjesit nuk është nisur treni i udhëtarëve në relacionin Shkup-Veles.

Dushko Çakarovski, përfaqësues i Personelit të makinistëve, për MIA-n deklaroi se mospërmbushja e obligimeve të punës është në shenjë proteste nga vonesa e pagesës së pagës dhe rritjen e saj selektive të një pjese të të punësuarve. Përmes protestës, informon Çakarovski, kërkohet pagesë e pjesës së dytë të pagës së prillit dhe pagë për majin dhe përgatitje të rregullores për vlerësim të vendeve të punës.

Çakarovski njoftoi se sot do të lëshohen vetëm trenat për në Manastir në orën 14:00 dhe për në Gjevgjeli në orën 16:55, si dhe trenat ndërkombëtarë Beograd-Shkup-Selanik, si dhe Selanik-Shkup-Beograd.

“Në qoftë se ndërkohë nuk arrihet marrëveshje me udhëheqësinë e kompanisë dhe Ministrinë dikasteriale të Transportit dhe Lidhjeve nga nesër do të lëshohet vetëm treni i shpejtë Beograd-Shkup-Selanik”, deklaroi Çakarovski.

Çakarovski thekson se pas ndërprerjes së punës nuk qëndron sindikata, por përfaqësues të gjithë personelit të makinistëve.

Personelin e makinistëve në HM Transport sha Shkup e përbëjnë 90 makinistë dhe rreth 50 ndihmës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button