LSDM i përgjigjet sulmeve të VMRO-së

LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se qeveria e re do të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët, do të ketë drejtësie, dhe perspektiva euroatlantike për vendin, duke u përgjigjur kështu sulmeve të VMRO-së e cila tha që Qeveria nuk është reformuese.

Sipas tyre do të ketë reforma të cilat do të sigurojnë paga më të larta dhe vende të reja të punësi. Ata thonë se do të ketë reforma në gjyqësor nëpërmjet rizgjedhjes sipas praktikave më të mira evropiane.

“Sundimi 11-vjeçar i Nikolla Gruevskit solli vetëm izolim, varfëri, shpërngulje masive të qytetarëve, institucione të kapura, krim dhe korrupsion, shkatërroi sistemin shëndetësor dhe arsimor. Qeverisja e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë qeverisja më antireformatore në historinë e Maqedonisë. Çdo projekt që ata e kanë realizuar ishte në dëm të qytetarëve dhe shtetit”, kumton LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button