MPJ tregon se a ka të lënduar nga Maqedonia në sulmin terrorist në Londër

Nuk ka shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër në të cilën humbën jetën shtatë persona, ndërsa u lënduan 48 të tjerë, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.

MPJ e dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër dhe informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër,  e cila ka  qenë në kontakt me policinë lokale.

Për çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që momentalisht ndodhen në Londër, MPJ informoi se të interesuarit mund të drejtohen në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Londër.

Telefon kontakti: 00442079760535

Adresa elektronike e Ambasadës: 

[email protected] dhe [email protected] 

Ministria e Punëve të Jashtme

Person për të informuar publikun – Silvana Ivanovska

Telefoni kontakti: 00389 72 239052

Email: [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button