Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell, i ngrohtë dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri më 13, ndërsa e ditës prej 27 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë prej 12 deri 30 gradë Celsius.

Të enjten pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër me vetëtima të rralla. Nga e premtja pasdite do të ketë destabilizim më të madh të motit dhe ditëve në vijim në më shumë vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive, ndërsa në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, paraqitjen e breshrit dhe erës së përforcuar, veçanërisht të premten dhe të shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button