Shoferit me 160 km në orë s’i funksionojnë frenat, i mbijeton aksidentit (Video)

Një shofer i mbijetoi një aksidenti në autostradën Meksiko-Puebla të dielën, pasi frenat nuk po funksiononin dhe automjeti arriti shpejtësinë 160 kilometra në orë.
 Videoja e policisë federale meksikane tregon kamionin që merr shpejtësi në tatëpjetë derisa arrin në një linjë të emergjencës dhe rrëzohet.

Policia vuri re shpejtësinë e kamionit dhe e ndoqi atë për 10 kilometra. Shoferi ishte në rrugën e tij drejt qytetit Meksico nga qyteti Veracruz, duke mbajtur 15 tonë letër.

Në videon e mëposhtme të shpërndarë nga “VOA” shfaqen momentet e ngjarjes dramatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button