Dhëndrri i Trampit ka propozuar “komunikim sekret” me Moskën përmes pajisjes së diplomatëve rusë

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Tramp, dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, Xhared Kushner  u përpoq të krijonte komunikime sekrete me Moskën një muaj pas zgjedhjes së Trampit.

Mediat amerikane shkruajne se Kushner ka dashur të përdorë pajisjet ruse për të shmangur përgjimin e SHBA-ve, për bisedat me Moskën, shkruajnë Uashington Post dhe Nju-Jork Tajms.

Vetë Kushner, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka komentuar këtë. Thuhet se ai është në hetim nga FBI si pjesë e ndërhyrjes ruse në favorizimin e Tramp për të fituar.

Raportimet në SHBA thonë se hetuesit besojnë se Kushner ka informacione relevante, por jo i dyshuar për një krim. Shkrimet e fundit, ku citohen burime nga zyrtare amerikane, thonë se Kushner ka folur me ambasadorin e Moskës në SHBA, Sergei Kisjlak, për të ngritur një barrierë duke përdorur pajisjet ruse në Amerikë. Kjo mund të përdoret kur diskutohet për Sirinë apo çështje të tjera të politikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button