Robin O’Nil: Për paqe në Ballkan, Maqedonia menjëherë në NATO

Ndërmjetësi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Nil konsideron se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm.

“E mbështes fuqishëm nismën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa anulim të mëtutjeshëm. Maqedonia tashmë është theksuar me mbështetje rekorde për operacionet e NATO-s, madje edhe pa qenë anëtare e Aleancës”, deklaroi ambasadori dhe ndërmjetësi në kontestin Maqedoni-Greqi, Robin O’Nil për programi “Zëri i popullit” në Radion Maqedonia e Lirë.

Për paqe në Ballkan, shton O’Nil, Maqedonia duhet menjëherë të hyjë në NATO. “Me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO, Maqedonia do të luajë rol të rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit të rajonit ballkanik. Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të bien të gjitha idetë dhe orekset për shtete të mëdha ose skenare tjera, respektivisht idetë për ndryshim të hartës gjeopolitike të Ballkanit”, thotë O’Nil.

Ambasadori britanik konsideron se Maqedonia tani duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO si IRJM dhe të mos lejohet asnjë pengesë nga ana e Greqisë në rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button