Real Madrid fitoi titullin e 33, shpallet kampion i Spanjës (VIDEO)

‘Los Blancos’ kanë arritur të fitojnë titullin e 3-të në histori të klubit, pasi për herë të fundit këtë trofe e kishin fituar pesë vite më parë në stinorin 2011/12. Kampionët e Spanjës në ndeshjen e fundit në kampionat triumfuan si mysafir te Malaga me rezultat 0-2. Ndeshja filloi më mirë për kampionët e Spanjës të cilët filluan të sulmonin me të gjitha forcat. Ishte minuta e dytë kur mesfushori spanjoll, Isco asistoi për mrekulli tek Cristiano Ronaldo.

Portugezi e kaloi bukur portierin vendas dhe shënoi pa problem për 0-1 duke sjellë një gëzim të madh tek madrilenët. Malaga kishte rast të mirë për ta barazuar rezultatin nëpërmjet Sandro Ramirez por nuk ia doli. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi arriti të shënoi edhe golin e qetësisë. Ishte sulmuesi francez Karim Benzema që shënoi për 0-2 nga afërsia. Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat kishin raste tjera të mira shënimi por rezultati mbeti i pandryshuar.

Real Madrid e përfundoi kampionatin me 93 pikë të tubuara pas 38 ndeshjeve. ‘Los Blancos’, kanë shënuar 106 gola ndërsa kanë pranuar 41, duke qenë sulmi i dytë më i mirë në kampionat dhe mbrojtja e katërt më e mirë. Ky titull ishte i 33-ti në histori të Real Madridit, ndërsa të parin e kishte fituar në vitin e largët 1931/32.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button