Ji-Rama: S’ka paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë

Takimi prej më shumë se një ore i kryeministrit Edi Rama me zvëvendës ndihmës sekretarin Brajan Ji ka qënë përgjithësisht takim kortezie, transmeton TCH.

Burime nga takimi thonë se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister.

Ji sipas burimeve në takim vlerësoi disponibilitetin e qeverisë për të gjetur pika takimi me opozitën, por ndërkohë u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.

Burime nga takimi thonë se presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ka shprehur të njëjtin qëndrim se LSI është e gatshme të bëjë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje dhe futjen e opozitës në zgjedhje.

Por, mesa duket, ndërkombëtarët janë bindur më herët sesa opinioni publik vendas se opozita nuk lëviz nga vendimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje.

Zgjedhje që, siç tha dhe  Brajan Ji të dielën nga Budva, për amerikanët do të jenë në çdo rast legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button