Ulje e ekonomisë greke në tremujorin e parë të vitit 2017

Ekonomia greke ka treguar  rezultate më të dobëta gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, tregojnë të dhënat e para që deri më tani i publikoi shërbimi statistik grek, transmeton DPA.

Bruto prodhimi vendor i vendit ka rënë përkatësisht për 0,5 dhe 0,1 për qind në krahasim me nivelet nga tremujori i parë dhe i katërt i vitit 2016, theksojnë shërbimet  e statistikës.

Greqia konsideron në ndihmën e kreditorëve ndërkombëtarë pasi që në vitin 2010 pësoi krizë të rëndë financiare. Parlamenti grek të enjten duhet të votojë për pakon e re të masave për kursim, duke përfshirë edhe zvogëlimin e pensioneve dhe rritjen e tatimeve në vlerë prej rreth pesë miliardë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button