“Shkupi i do zogjtë”, shënohet Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë

“Shkupi i do zogjtë” është motoja e manifestimit që do të mbahet sot pasdite në Parkun e Qytetit, me rastin e Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë.

Ngjarjen e organizon Shoqata Ekologjike e Maqedonisë e cila përmes kuizeve, lojërave, detyrave krijuese dhe soditjen e zogjve, dëshiron të përkujtojë se edhe ata janë banorë të qytetit.

“Duam së bashku me shkupjanët t’i festojmë ardhjet e zogjve shtegtarë dhge t’u dëshirojmë bërjen e foleve. Nevojitet menaxhim i qëndrueshëm me resurset natyrore, në çdo dru dhe në çdo sipërfaqe ujore, nevojitet natyrë në Shkup”, thonë organizatorët.

Tema e sivjetme e Ditës Botërore e Shpendëve Shtegtarë është “Ardhmëria e tyre është edhe ardhmëria jonë” – Planet i shëndoshë për zogjtë dhe njerëzit migrues”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button