Donald Tramp e ndërroi nga funksioni drejtorin e FBI-së Xhejms Komi

Presidenti amerikan, Donald Tramp, shkarkoi drejtorin e deritanishëm të Byrosë federale për herim (FBI), Xhejms Komi lidhur me përballjen me hetimin për postën elektronike të Hilari Klintonit, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Tramp theksoi se ai nuk mund të drejtojë më tutje këtë agjenci në mënyrë efektive.

“Është esenciale që të gjejmë një udhëheqje të re për FBI-në që të rivendosë besimin e publikut”, thuhet mes tjerash në një letër që presidenti Tramp i dërgoi Komit, e cila u bë publike të martën vonë nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti ka pranuar rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zëvendësprokurorit të përgjithshëm lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spejser.

FBI-ja dje njoftoi Kongresin se Komi kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë disa nga gjetjet që përfshinin hetimet rreth e-maileve të Hilari Klinton gjatë dëshmisë së dhënë prej tij në Kongres javën e kaluar.

FBI-ja saktësoi se vetëm një “numër i vogël” i e-mailave i ishte dërguar ligjvënësit Enthoni Uener, jo “qindra dhe mijëra “, siç ishte shprehur në dëshminë e tij Komi.

Letra e FBI-së iu dërgua Komisionit Juridik të Senatit të martën, më shumë se një javë pasi Komi dëshmoi për orë të tëra në mbrojtje të mënyrës se si e kishte trajtuar hetimin e e-mailave të Klinton.

Komi luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur Tramp mundi Klintonin.

Komi theksoi në muajin korrik të vitit të kaluar se Klinton kishte qenë “e pa kujdesshme” në përdorimin e informacioneve të klasifikuara, por nuk kishte bazë për akuzë.

Më pas në muajin tetor pak para zgjedhjeve, ai tha se kishte rihapur hetimet, meqë FBI kishte gjetur e-maile të Klinton në kompjuterin e ligjvënësit Ueiner.

Klinton fajësoi hetimet e Komi si njërin nga shkaqet që ajo humbi në zgjedhjet e tetë nëntorit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button