Fransoa Oland do të ketë pension mujor prej 15.000 euro

Presidenti aktual i Francës, Fransoa Oland të dielën më 14 maj do t’ia dorëzojë funksionin shefit të sapozgjedhur të shtetit Emanuel Makron, pas ç’ka largohet në pension, prandaj një prej temave të meidave franceze është se sa do të jenë të ardhurat mujore të tij si pensionist, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Sipas të dhënave që nga Pallati i Eliseut që i janë dorëzuar deputetit nga Partia Socialiste në pushtet dhe ekspert i financave publike, Rene Dosier, presidenti në largim do të fitojë neto pagë mujore prej 15.000 euro, e cila është fituar me akumulim të pensioneve të ndryshme të cilat i takojnë.

Si ish president i Republikës, Oland do të ketë pension prej 5.184 euro, si ish deputet prej 6.208 euro, si ish këshilltar i Gjykatës së revizorëve me edhe 3.473 euro dhe si kryetar i Këshillit të departamentit të Korezit 235 euro shtesë.

Nëse pranon të jetë anëtar i Këshillit kushtetues, Oland do të fitojë në muaj edhe nga 14.000 euro.

Krahas kësaj, Oland do të fitojë edhe banesë të pajisur me shërbim prej dy anëtarëve, që u pason të gjithë presidentëve të gjallë, si dhe automjet prej dy shoferëve, mbrojtje e përhershme policore prej dy policëve dhe shtatë bashkëpunëtorë.

Për momentin Francë ka tre ish presidentë të gjallë Valeri Zhiskar D’Esten, Zhak Shirak dhe Nikolla Sarkozi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button