Shtëpia e Bardhë: Tramp sot do të takohet me Lavrov

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, me qëllim që të shqyrtojnë situatën në Siri, si dhe shumë çështje të tjera ndërkombëtare, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Ky do të jetë takim i nivelit më të lartë midis Trampit dhe përfaqësuesit të Qeverisë  së presidentit rus Vladimir Putin pas marrjes së funksionit të presidentit amerikan.

Në rend dite do të jenë çështje të situatës në Siri marrëdhëniet ruso-amerikane dhe tema të tjera globale.

Lavrov në Uashington do të realizojë takim edhe me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tilerson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button