Trump tenton sërish të shfuqizoj ‘’Obamacare’’

Sërish një sprovë autoriteti për presidentin amerikan, Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane voton sot mbi një tekst zhfuqizimi të ligjit emblematik të Barack Obamës për shëndetësinë, një premtim fushate deri më tani ka rezultuar një dështim.

Parlamentarët do të votojnë rreth orës 18 :00 GMT mbi një projektligj zhfuqizues të pjesës më të rëndësishme të ‘’Obamacare’’ ligj i votuar në 2010 dhe simbol, referuar republikanëve, të linjës shtetërore të promovuar nga demokratët. Nëse tekti miratohet do të kalojë më pas në Senat, ku pritet një betejë e ashpër dhe ku ligji do të miratohet me siguri.

Megjithatë të kalosh fazën së parë në Dhomën e Përfaqësuesve do të shënonte një sukses politik për Donald Trump, i cili pavarësisht një sulmi të paprecedentë në mars nuk ia doli të krijonte unitet brenda kampit të tij. Shumicës iu desh të tërhiqte tekstin disa orë para votimit të planifikuar ndërsa miliarderi u betua se do t’i rikthehej kësaj çështjeje.

‘’Zotërojmë një numër të konsiderueshëm votash’’, u shpreh kreu i shumicës, Kevin McCarthy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button