Tramp e nënshkroi dekretin për liri më të mëdha të organizatave fetare

Presidenti amerikan Donald Tramp sot e nënshkroi dekretin ekzekutiv për liri fetare, qëllimi i të cilit është zbutja e ndalesës për aktivitete politikave për kishat dhe institucionet e tjera, të cilët janë të liruar nga pagesa e tatimeve.

Mediat britanike theksojnë se dekreti nuk i përfshin dispozitat për mundësim që agjencitë qeveritare dhe firmat t’i shkurtojnë shërbimet e homoseksualëve në emër të lirive fetare, nga çka druajnë grupe të caktuara për mbrojtjen e lirive të qytetarëve dhe të drejtat e homoseksualëve.

“Më nuk do të lejojmë që liderët fetarë të jenë cak, të keqpërdoren ose të heshten”, porositi Tramp në ceremoninë e nënshkrimit të dekretit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ligjit tatimor amerikan, institucioneve të cilët janë të liruar nga pagesa e tatimit, siç janë kishat, u ndalohet të marrin pjesë në fushatë politike ose të mbështesin ndonjërin nga kandidatët për president.

Tramp duhet të sigurojë aprovim nga Kongresi i SHBA-së që të mund ta pezullojë amandamentin, por ai mund edhe t’i urdhërojë administratës së tij të mos e zbatojë përmes këtij dekreti ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button