Insigne në Napoli deri në vitin 2022

Lorenzo Insigne ka nënshkruar një kontratë të re me klubin futbollistik Napoli, e cila e obligon atë të qëndrojë në klubin sicilian deri në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi i shkëlqyer 25 vjeçar, kohë më parë tha se dëshiron që tërë karrierën e tij futbollistike ta kalojë në Napoli, gjë të cilën e konfirmon edhe kontrata e nëshkruar të shtunën.

“Jam më se i lumtur nga vazhdimi i kontratës. Që në fëmijëri kam ëndërruar të luaj për këtë klub dhe të qëndroj gjatë në te. Nga këtu, jam shumë i lumtur që vazhdova kontratën”, tha Insigne për mediat itliane.

Për rëndësinë që ka për Insignen kontrata e re me Napolin, më së miri flet prania e prindërve të tij në ceremoninë e nënshkrimit.

Për klubin nga Sicilia, Insigne debutoi në moshën 18 vjeçare, ndërsa një periudhë kaloi i huazuar në Foxha dhe Peskara, ndërsa nga viti 2012 është titullar i rregullt i klubit.

Gjatë këtij sezoni, ai ka regjistruar 42 paraqitje në të cilat ka shënuar 16 gola. Në fanellën e kombëtares së Italisë, Insigne ka regjistruar gjithsej 14 paraqitje ku ka shënuar dy gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button