Ermonela Jaho e Placido Domingo së bashku në Teatrin Mbretëror në Spanjë (FOTO)
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/04/Untitled8.png?fit=700%2C410&ssl=1)
Ermonela Jaho ka njoftuar se bashkë me Placido Domingo do të sjellin operë në korrik të vitit 2018.
Opera do të titullohet “Thais” ndërsa është vepër e Jules Massenet.
“Thais në Madrid me Maestro Placido Domingon vitin që vjen me 26 korrik, pak larg por e mirëpritur gjithsesi” ka shkruar sopranoja Ermonela Jaho në rrjetin e saj social Facebook.
Dirigjimi muzikor i është besuar Patrick Fournillier, i cili vjen nga qyteti i lindjes së krijuesit Massenet. Historia flet mbi një kurtizane që braktisë jetën e saj të kaluar drejt një udhëtimi tjetër, dhe për Athanael, një prift që vjen në këtë rrugë.
Më shumë informata për këtë ngjarje mund të gjeni: KËTU.