Protesta kundër rezultateve nga referendumi në Turqi

Disa mijëra persona mbrëmë janë tubuar në rrugët e Stambollit dhe disa qytete tjera të Turqisë, që ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga rezultatet nga referendumi për ndryshimet kushtetuese në Turqi, ku me shumicë të ngushtë u miratua ndryshimi i sistemit parlamentar në vend me atë presidencial.

Siç njoftoi DPA, rreth 2.000 demonstrues janë tubuar në lagjen Beshiktash në qendër të Stambollit, ku brohorisnin “Hajn! Vrasës! Erdogan!”. Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë kanë trokitur në tenxhere, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre nga rezultatet në referendum.

Protestë tjetër u mbajt edhe në lagjen Kadikoj në pjesën aziatike të Stambollit.

Organizatorët e protestave deklaruan se ata janë të pakënaqur nga “mashtrimet, padrejtësia dhe vjedhjet e votave” në referendum.

Nuk ka informatata për përleshje mes pjesëmarrësve në protesta dhe policisë ose për incidente tjera në tubime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button