Pens: Të gjitha opsionet në tryezë lidhur me Korenë e Veriut

Nënpresidenti amerikan, Majk Pens deklaroi se të gjitha opsionet janë në tryezë kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut.

Ai thotë se presidenti, Donald Tramp është i vendosur të bashkëpunojë me Japoninë, Kinën dhe me Korenë e Jugut në gjetjen e zgjidhjes së qetë.

“Në këtë kohë turbulente populli jeton me provokime të rritura përmes Detit Japonez. Njëqind për qind jemi me ju”, deklaroi Pens në Tokio.

Ai i ka transmetuar kryeministrit japonez, Shinzo Abe se aleanca midis SHBA-së dhe Japonisë është gur themel për paqe dhe stabilitet në Azinë Verilindore.

Pens udhëtoi në Japoni nga Koreja e Jugut ku tha se era e durimit strategjik me Phenianin ka përfunduar, pas lansimit të pasuksesshëm të raketës së armatës së Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button