Kina: Tensionet në Gadishullin korean mund të zvogëlohen vetëm me mjete diplomatike

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji deklaroi sot se çështja me tensionet në Gadishullin korean mund të zgjidhet vetëm me mjete diplomatike.

Koreja e Veriut kumtoi se do ta vazhdojë programin bërthamor me raketa edhe krahas sanksioneve të KB-së.

Në konferencë shtypi në Pekin, shefi kinez i diplomacisë ju bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të gjejnë zgjidhje të qetë.

Më 16 prill Pheniani kreu tentim të ri për lansimin e raketës i cili ishte i pasuksesshëm. Një ditë më parë në një parakalim ushtarak u prezentuan raketat e reja verikoreane në mesin e së cilave raketa balistike që mund të gjuhet nga nëndetëset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button