Ja si e cilëson Mourinho përballjen e nesërme me Chelsean

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka tentuar të ftohë gjakrat me ish-klubin Chelsea, duke insistuar se nuk do të ketë emocion në përballjen e së dielës, përcjell Sovrani.

54-vjeçari që kaloi pesë vjet me “Blutë”, ishte fishkëllyer nga tifozët e londinezëve gjatë përballjes së fundit në mars.

“Për mua, është thjesht ndeshje. Një ndeshje më tepër. Nuk ka dallim”, ka thënë Mourinho. “Ata janë në krye të ligës – nuk është vetëm se janë më të freskët. Kanë kualitet individual dhe kualitet kolektiv”.

“Kanë stil loje. I përmbahen atij stili dhe luajnë mirë. Jo çdo ekip mbrohet me 11 lojtarë dhe ata e bëjnë një gjë të tillë. Jo çdo ekip është i saktë në kundërsulme”, ka thënë veç të tjerash trajneri portugez.

United dhe Chelsea takohen këtë të dielë nga ora 17:00 në ‘Old Trafford’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button