Tërhiqet Mourinho: Gabova me stërvitjen në park
Jose Mourinho vendosi të stërviste disa prej lojtarëve të tij në një nga parqet e Londrës. Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Serge Aurier dallohen në pamjet e publikuara dhe trajneri i Tottenham ka përfunduar nën akuzë.
Ish-trajneri i Spurs, Harry Redknapp nuk i kurseu akuzat dhe të njëjtën gjë bëri edhe Sadiq Khan, kryetari i Bashkisë Londër. “Special One” ka reaguar dhe ka pranuar fajin e bërë në këtë periudhë karantine.
“Gabova, veprimet e mia nuk ishin në përputhje me veprimin e qeverisë. Është thelbësore që secili prej nesh të bëjë pjesën e vet duke ndjekur udhëzimet, duke ndihmuar kështu heronjtë e shërbimit shëndetësor kombëtar për të shpëtuar jetë”, deklaron trajneri portugez