VMRO DPMNE sërish kërcënon me “popull”

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese përsëriti se dalja nga kriza politike e këtij shteti janë zgjedhjet e reja parlamentare sepse vlerësojnë që vetëm kështu qytetarët qartë dhe pa hamendje do të mund të prononcohen rreth platformës së Tiranës.

“Vetëm kështu qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do të ndjehen të mashtruar”, thuhet në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, populli i ka lexuar gënjeshtrat e LSDM-së dhe nuk u lejoi të shkelin interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare.

Partitë shqiptare, theksojnë nga VMRO-DPMNE, kanë konfirmuar se ka platformë, ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka për obligim ta realizojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button