Thaçi: UÇK-ja ishte e përgatitur për luftë frontale me forcat serbe

Me rastin e 18 vjetorit të Betejes së Kosharës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e dëshmoi se ishte e përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe.

Ai tha se në kjo betejë ndikoi të rritet edhe vetëbesimi i ushtarëve. “Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Sot në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button