Koha për t’u bërë nënë? Besa Kokëdhima flet për fazën e re
Sapo ka prezantuar për publikun këngën e re “Kokëfortë”, e cila, ndryshe nga këngën e fundit, ka marrë dhumë urime dhe komplimente. Një prej arsyeve, sipas saj, është edhe rikthimi te balada – arma e fortë e Besa Kokëdhimës.
Po ashtu, prej javësh, këngëtarja është angazhuar edhe me The Voice, një eksperiencë e re dhe e bukur për Besën, e cila po i shijon shumë, shkruan Revista Class.
Por jashtë karrierës artistike, Besa është shumë e kujdesshme për jetën private dhe postimet në rrjetet sociale. Në to asnjëherë nuk ndodh që ajo të postojë foto me partnerin apo për momente të tjera të jetës personale. Kjo, sepse mendon se fokusi kryesor duhet të jetë te karriera.
Megjithatë, e pyetur në “Thumb” për këtë pjesë të jetës personale, Besa tregon: “Unë nuk mendoj se jam e rezervuar, por dëshiroj që të jem e fokusuar në karrierën time dhe, ashtu si të gjithë, kam edhe unë jetë personale, por atë dua ta mbaj për vete”, – vazhdon të këmbëngulë Besa.
Prej vitesh, Besa jeton një dashuri të bukur, për të cilën flet gjithmonë e më pak, megjithatë në media ka treguar se ka një raport që e bën ҫdo ditë të lumtur. Por akoma nuk ka ardhur koha për të marrë një hap tjetër të rëndësishëm, si statusin e nënës. E pyetur për këtë, ajo thotë se me fëmijët ka një lidhje speciale: “Unë i kam dashur gjithmonë fëmijët, por për t’u bërë nënë nuk është akoma koha. Dëshiroj të jem aktive edhe për disa kohë. Nuk e kam ndier akoma tik–takun. Sapo ta ndiej, do vrapoj ta kap…”
Aktualisht, Besa po shijon suksesin e “Kokëfortë”, por ndërkohë ka edhe shumë projekte të reja që do t’i zbulojë gjatë vitit