Mehmeti: Shqiptarët treguan pjekuri, edhe gjatë votimit edhe gjatë protestave shoviniste

“Paramendoni sikur tani edhe shqiptarët të dilnin në protesta dhe të organizohen gjithashtu struktura paramilitare shqiptare në terren dhe kur ata të përballeshin ata në ndonjë udhëkryq, ne mund të themi vetëm, mos e dhëntë Zoti të ndodhë ajo”, kështu shprehet ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në emisionin “360 shkallë”, njofton Portab.mk.

“Nuk mendoj se do të ishte mirë për këdo, ndonjë skenë e tillë ose situatë në të cilën shqiptarët do të protestonin në tjera forma të padëgjueshmërisë. Përkundrazi, mendoj se ky lloj i pjekurisë politike e cila nuk ka të bëjë me partitë politike, por me vetëdijesimin e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë, është argumenti më i mirë kundër të gjitha tezave shoviniste, nacionaliste dhe ksenofobisë që e përkrahë dhe e sponsorizon VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet protestave”, thotë Mehmeti.

Ajo gjithashtu thotë se “shqiptarët nuk duan konfrontim, por as ta marrin shtetit, por as federalizim.

“Shqiptarët duan institucione stabile, transferim të qetë të pushtetit dhe shkuarje përpara në drejtim të integrimeve”, tha Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button